Kurti i është nënshtruar testit për koronavirus, rezultati negativ

Kurti i është nënshtruar testit për koronavirus, rezultati negativ

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me stafin e tij, u janë nënshtruar testimeve për të parë nëse janë të infektuar me virusin Caovid-19. Mostrat e të gjithë stafit kanë dalë negative.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Kryeziu ka bërë të ditur se analizat janë kryer duke pasur parasysh faktin se Kurti dhe stafi i tij kanë takime të shumta dhe kontakte me njerëz të ndryshëm.

“Duke pasur parasysh natyrën e punës së Kryemibistrit dhe stafit të tij, natyrë kjo që parasheh takime të shpeshta me delegacione vendore dhe ndërkombëtare në funksion të kryerjes së detyracve zyrtare, dhe në kuadër të masave të nevojshme për parandalimin e shpërndarjes së virusit COVID-19, Kryeministri dhe i gjithë stafi në Zyrën e Kryeministrit (pa përjashtim), si masë kujdesi, janë udhëzuar që t’iu nënshtrohen analizave”, ka thënë Kryeziu.

Kryeziu ka theksuar se mostrat e analizave për Kurtin dhe tërë stafin e zyrës së tij, kanë dalë negative.

“Rezultatet nga analizat kanë dalë negative për të gjithë. I ftojmë që të gjithë të vazhdojnë me respektimin e masave të vendosura nga Qeveria dhe këshillave të oprofesionistëve”, ka thënë ai.

Ndërkohë, në Kosovë tashmë janë konfirmuar 20 raste të prekura nga virusi Covid-19.

Rasti i fundit është konfirmuar gjatë ditës së sotme, ku rezultatet e analizave kanë treguar se një 55-vjeçare nga Podujeva është prekur me koronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë.

Deri më tani, 7 raste janë nga fshati Stubëll e Epërme e Vitisë, 4 raste nga Malisheva, dy raste nga Gjakova, dy nga Podujeva, një rast nga komuna e Klinës, një nga Prizreni, Prishtina e Obliqi./GazetaExpress/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0