Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se qeveria e shantazhuar në krye me Avdullah Hotin e hoqi reciprocitetin ndaj Serbisë, kështu duke u nënshtruar ndaj saj.
Kurti tha se Vetëvendosje nuk e pranon heqjen e masës së resiprocitetit ndaj Serbisë pasi kjo e vendos vendin në pozitën e nënshtruesit.
Këto komente kreu i VV-së i bëri në sheshin “Skenderbeu” në shënjimin e ditës së çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetorin e themelimit të Vetëvendosjes.
Tubimit iu bashkuan qindra mijëra që kishin ardhur nga të gjitha qendrat e Kosovës.
COMMENTS