Kurti-Haradinajt: U trashët tek ne, shkuat u therrët te Thaçi e Veseli

Kurti-Haradinajt: U trashët tek ne, shkuat u therrët te Thaçi e Veseli

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje , Albin Kurti ka thënë se edhe pas dy valëve të daljes nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), partia e tij do të mbet më e madhe se AAK-ja. Ai i ka thënë Haradinajt “U trashët tek ne në opozitë, e shkuat u therrët tek Thaçi e Veseli.

Sipas tij, Veseli dhe Thaçi e kanë bërë Haradinajn kryeministër për ta kaluar Demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi dhe “Zajednicën”. Ai i ka thënë Haradinajt se partia e tij nuk ka orientim socio-ekonomik.

Kurti e ka sfiduar kryeministrin Haradinaj duke e pyetur atë se cilat janë mënyrat e përllogaritjes së Bruto Produktit Vendor (BPV), për cka nuk mori përgjigje nga kryeministri.

Ai ka thënë se synimi i Haradinaj ishte të bëhej  kryeministër por sipas tij, kjo qeveri e pakicës nuk e bënë atë kryeministër.

Kryetari i VV-së tha se Haradinaj është ushtrues detyre i kryeministrit.

“Nuk është kryeministër, por është në detyrë dhe është shndërruar në korrier të presidentit. Për çështjen e dialogut e keni marrë stafetën prej presidentit dhe po vazhdoni në rrethin e njëjtë”, ka shtuar Kurti.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0