Kurti fajëson liderët për mosliberalizimin e vizave

Kurti fajëson liderët për mosliberalizimin e vizave

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti në një konferencë për media ka folur për korrupsion dhe për ngecjen e reformave në Kosovë. Me këtë rast ai i ka quajtur mashtrues presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, kryeparlamentarin Kadri Veseli si dhe ministrat Abelard Tahiri e Dhurata Hoxha, lidhur me procesin e liberalizimit të vizave.

Sipas Kurtit këta janë zullumqarë të shtetit.

“Para një dekade presidenti i sotëm  pati premtuar liberalizim të vizave për 15 muaj e para 18 muajve kryeministri i sotëm pati premtuar liberalizim të vizave për tre muaj.  Haradinaj e Veseli si dhe ministrat Abelard Tahiri e Dhurata Hoxha premtuan liberalizim të vizave këtë vit. Që këta në krye me Thaçin janë mashtrues. Kur nuk janë tinëzar janë zullumqarë”, ka thënë Kurti.

Tutje ai ka thënë që këta persona kanë marrë përgjigje të merituar nga Bashkimi Evropian që nuk i ka hequr vizat për Kosovën. Mirëpo sipas Kurtit sa do e mirë që ka qenë kjo përgjigje e BE-së për vizat lidhur me politikanët e dhimbshme ka qenë për qytetarët.

“Të gjithë atra që menduan të bëjnë pazare me tokat tona e të kërkojnë amnisti për korrupsionin e kapjen e shtetit morën përgjigje të merituar nga Bashkimi Evropian por të dhimbshme për qytetarët e republikës sonë. Përgjigjja e tyre ishte e qartë: Nuk ka liberalizim të vizave me këtë pushtet të kriminelaziuar e korruptuar. SHBA e BE duan një të ardhme të ndritur për qytetarët e Kosovës, të bazuar në sundimin e ligjit e shtetin e të drejtës”, ka thënë tutje ai.

Sipas Kurtit koalicioni qeverisës nuk ka punuar në uljen e korrupsionit por vetëm ka vazhduar ta shtoj korrupsionin duke kapur institucione shtetërore dhe të tjera.

“Ky koalicion qeverisës që kemi tani jo vetëm që nuk  ka luftuar krimin dhe korrupsionin por ka shkuar edhe më larg se kaq, duke kapur të gjitha institucionet shtetërore, shërbimin civil e agjencionet e pavarura. Faji është te koalicioni qeverisë dhe nuk mund të hidhet faji te BE-ja”, ka thënë tutje Kurti.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0