Kurti emëron edhe dy këshilltarë

Kurti emëron edhe dy këshilltarë

Kryeministri Albin Kurti i ka emëruar Agon Hamzën dhe Jeton Zulfën këshilltarë politikë të tij.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Agon Hamza ka përfunduar studimet e doktoratës në Filozofi, në Akademinë e Shkencave dhe Arteve në Lubjanë, Slloveni. Është autor i disa librave dhe eseve e artikujve filozofikë dhe mendimit politik.

Ndërkaq në njoftimin për këshilltarit tjetër të emëruar thuhet se “Zulfaj mban titullin Master i Shkencave në Çështje Evropiane, me theks në politikën e jashtme dhe të sigurisë nga Universiteti i Lund-it në Suedi. Është përfitues i bursës nga Instituti Suedez (SI) dhe anëtar i rrjetit global për liderët e ardhshëm. Ka qenë vullnetar, aktivist dhe anëtar i shoqërisë civile dhe ka punuar në projekte të shumta në përmirësimin e politikave publike në integrimet evropiane, në prokurimin publik dhe politikat kundër korrupsion”.

Kurti deri tash i ka emëruar rreth dhjetë këshilltarë.

Image preview
Kryeministri Kurti dhe Agon Hamza
Image preview
Jeton Zulfaj dhe Kryeministri Kurti

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: