Kurti: Do t’u qëndrojmë pranë bizneseve

Kurti: Do t’u qëndrojmë pranë bizneseve

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë vizitës që i bëri Parkut Industrial në komunën e Suharekës, u njoh nga afër me punën që bën fabrika e prodhimit të stiroporit atje

Nga aty, Kurti tha se zotimi i tij është që të qëndrojnë afër bizneseve të tilla.

“Ne shprehëm zotimin tonë për të qëndruar pranë këtij biznesi i cili është i rëndësishëm për ruajtjen e energjisë dhe kundërshtimit të humbjeve. Zotëri Balaj i ka mbi më shumë se 100 punëtorë që asnjëri nuk e ka humbur punën e as nuk iu ka vonuar pagat”, tha ai.

Ndërsa, pronari i fabrikës tha se ka 20 vite që merren me prodhimin e stiroporit.

“Ne jemi një ndërmarrje prodhuese, merremi që 20 viteve me këtë prodhimtari. Kemi pasur pengesa në muajin mars dhe prill, ndërsa në muajin maj ka filluar normalisht”, tha ai

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0