Kurti: Çështja e Krye parlamentarit nuk do të negociohet më me LDK-në

Kurti: Çështja e Krye parlamentarit nuk do të negociohet më me LDK-në

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka konsideruar punë të kryer çështjen e kreut të Kuvendit të Kosovës, që sipas marrëveshjes së parë me LDK-në, i takonte partisë së Isa Mustafës, raporton Gazeta Express.

Kurti i pyetur se a do të jetë pjesë e negociatave, tha se nuk mund të kthehen para 26 dhjetorit, e se ajo është çështje e kryer.

“Nuk mund të kthehemi para 26 dhjetorit, kjo çështje është e kryer siç nuk mund të kthemi edhe para 6 Tetorit” ka thënë Kurti para mediave.

Ai ka folur edhe për vazhdimin e bisedimeve me LDK-në, ku ka thënë se ju ka lënë vende të zbrazëta.

“Tash duhet të takohemi dhe të bisedojmë që të ndajmë përgjegjësitë. Unë skam caktuar asnjë ministër nga LDK-ja, unë kam lënë vendet e zbrazëta për ta, në kuadër të fazës paraprake.

Unë nuk dua të propozoj emrin e ministrit serb pa i pasur emrat e ministrave të LDK-së, kur këta të propozojnë emrat për ministra dhe për pozitën e zëvendëskryeministrit të parë, atëherë do të kalojmë edhe te ministrat e pakicave”, shton ai.

Kurti thotë se do të takohet me LDK-në, kurdo që ata të jenë të gatshëm.

“Kurdo që ata janë të gatshëm unë jam në kontakt me ta, mos të keqkuptohemi, fakti që ne nuk kemi pasur takim nuk do të thotë që nuk jemi në komunikim dhe unë do të komunikoj sërish qysh sot Takimet nuk janë lajme por marrëveshja që na pret”, shton ai.

Lideri i LV-së, ka përsëritur se cështja e presidentit duhet të diskutohet kur të vjen koha.

“Më mirë do të ishte për bindjen time që çështjen e presidentit ta diskutojmë kur të vie koha.

Nëse na imponohen zgjedhjet ne si subjekte politike patjetër që marrim pjesë, e kemi një shancë historike që LDK dhe LV të bëjnë qeverinë së bashku, duke ecur më shpejtë, koha është e shtetit, koha është e institucioneve.

Gjithçka do të sqarohet në këtë muaj, si kryeministër do të kujdesem që të keni perspektivë pa dallim prej rajonit, prejardhjes, shkollimit e mundësive për punësim, viti 2020 unë mendoj që është vit i Kosovës”, ka thënë ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0