Kurti: Buxheti i 2019-ës do të “grryej” Fondin e Privatizimit

Kurti: Buxheti i 2019-ës do të “grryej” Fondin e Privatizimit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kritikoi ashpër projekt buxhetin e vitit 2019. Sipas Kurtit Qeveria ka fryer parashikimin e të hyrave në buxhet.

Ai tha se ky është buxhet i shtimit të borxhit publik i cili do të grryej Fondin e Privatizimit. EkonomiaSot.

“Kjo Qeveri e ka bërë shtetin gjobitës për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe shërbëtor për oligarkët”, ka theskuar Kurti. Sa i përket nismave sociale, ai ka thënë se ato nuk janë edhe aq sociale për më shumë partiake dhe populliste.

Subvencionet dhe transferet sipas tij janë kategorit që po rriten më së shpejti. Investimet në Trepcë sipas tij, nuk ka as këtë vit dhe se kjo i rrit aspiratat e Serbisë për Trepcën.

“Kemi kryeministër i cili në dialogun me Serbinë nuk merret, ia ka lënë këtë Presidenit, me buxhetin nuk merret ia ka lënë ministrit të Fianncave. Thotë se merret më ushtrinë, por nuk do të ketë buxhet shtesë as për FSK-në.

Shtrohet pyetja se me cka merret ky ministër”, ka theksuar Kurti. Sipas tij, ai merret me buxhetin e Zyrës së tij.

“Zyra e kryeministrit i ka 615 të punësuar. Vetëm kabineti i kryeministrit i ka 75 të punësuar, ndërsa në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për përkrahjen e Rinisë janë vetëm 5 të punësuar, ose MTI ka buxhetin sa gjysma e zyrës së kyeministrit. Ose Zyra e kryeministrit ka më shumë buxhet se Shërbimi Korruktues i Kosovës”, ka theksuar Kurti. Ai ka thënë se as Vetëvendosje nuk do ta mbështet buxhetin e propozuar për vitin 2019 dhe besojnë se “një orë e më parë nëse largohet kjo Qeveri nga detyra, aq më mirë do të bëhet për popullin e Kosovës”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0