Kurteshi: Persona nga jashtë burgut mund të kenë hyrë për ta vrarë Astrit Deharin

Kurteshi: Persona nga jashtë burgut mund të kenë hyrë për ta vrarë Astrit Deharin

Pas publikimit të ekspertizës për rastin e Astrit Deharit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me një konferencë të jashtëzakonshme për media. Sami Kurteshi nga VV ka përmendur një kronologji të këtij rasti, shkruan Gazeta Express.

Kurteshi duke filluar nga sulmi në Kuvend të Kosovës, për të cilën u akuzuan aktivistët ka përmendur edhe arrestimin e tyre, pak muaj më vonë.

“Unë do të fokusohem në kronologjinë e rastit edhe ky rast mdht ka filluar në vitin 2016 me katër gusht kur kishte një sulm në Kuvend të Kosovës, prej dats 5 gusht sipas policisë janë hetuar katër persona të tjerë në lidhje me rastin, një kohë e gjatë ka shkuar duke I fshehur autorët e vërtetë të sulmit. Me 1 shtator ishte caktuar protesta e opozitës së atëhershme në lidhje me cështjet politike që ishin të ngritura. Një muaj më vonë me 29 gusht policia në orët e hershme të mëngjesit arrestoi gjashtë aktivistë të VV-së. Ky arrestim pasoi me shumë deklarata dhe shumë intervista dhe paraqitje mediale të rrufeshme të personave të caktuar duke bërë përpjekje që t’i fajësojnë aktivistët e VV-së”, ka thënë ai.

I njejti ka shtuar se sipas ekspertizës ka hyrë një person i tretë për të kryer vrasjen e Astrit Deharit.

“Si duket kanë hyrë persona të tretë që kanë kryer vrasjen e kurrë s’janë deklaru për këtë çështje.

Aktivistët e VV-së janë dënuar me burgim me kohë zgjatje 21 vjet së bashku të gjithë. Është kontstatuar edhe nga prokurori edhe nga Gjykatësi, është dëshmuar se asnjë provë e vetme nuk dëshmon për përzierjen e aktivistëve të VV-së mbi sulmin mbi Kuvendin. Këto janë të gjitha ato që kanë ngja tani e 18 muaj nga Gjykata nuk ka asnjë lajm . Ju e keni dëgju sot interpretimin e analziës ë isnsittuti ligjor, ai thotë qartë se kemi tëbëjmë më vrasje”, ka thënë ai./GazetaExpress/

COMMENTS

WORDPRESS: 0