Ku u inspirua Vjosa Osmani për sloganin “Guxo”?

Ku u inspirua Vjosa Osmani për sloganin “Guxo”?

Ushtruesja e detyrs së presidentit, Vjosa Osmani, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në facebook, ka cituar poetin shqiptar Ndre Mjedën.

Krejt në fund të poezitë, Osmani citon Mjedën duke thënë se “Çfarëdo sendi me fitue, Trimni lypet e guxim”.

Vjosa Osmani në këto zgjedhje, për dallim nga zgjedhjet e vitit të kaluar, nuk do të garojë me LDK’në por me një listë të re.

Osmani ka zgjedhur sloganin ‘GUXO’, për të cilin edhe u akuzua nga tabori i PDK’së për kopjim të sloganit të tyre “BESO, GUXO, FITO”, të cilin kjo parti e përdori në zgjedhjet e vitit 2004.

Kujtojmë se në zgjedhjet e kaluara, kur Osmani i printe listës së LDK’së për pozitën e shefit të ekzekutivit, slogani i partisë së saj ishte “Beso”./Express/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0