Kryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ) Valdete Daka është parë teksa larhoget nga objekti i Kuvendit të Kosovës ku ka zhvilluar një takim me presidentin Hashim Thaçi.
Ajo për EkonomiaSot ka konfirmuar një takim të tillë derisa thotë se për aresyet e takimit do të deklarohen nga Zyra e Presidetit.
Ky është takimi i dytë i Dakës me Thaçin, pas dorëheqjes së kreut të Qeverisë, Ramush Haradinaj.
Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancën për shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë, përederisa zgjedhjet e parakohshme pritet të mbahen në fund të shtatorit ose fillim të tetorit.


COMMENTS