Kryetari i LDK-së tallet me Gjykatën Kushtetuese, rritjen e pagave e quan logjikë zhvatëse

Kryetari i LDK-së tallet me Gjykatën Kushtetuese, rritjen e pagave e quan logjikë zhvatëse

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka akuzuar Gjykatën Kushtetuese se është e kapur dhe nuk mund të konstatojë nëse një ligj i miratuar nga Kuvendit është jokushtetues. Ka thënë se institucioni i udhëhequr nga Arta Rama më lehtë mund ta nxjerr Gjykatën Kushtetuese si jokushtetuese se sa një vendim të Qeverisë.

“Këtij vendimi po i atribuohet se është jokushtetues. Për sa i përket kësaj, në këtë vend ka humbur kuptimi i asaj çfarë është kushtetuese e çfarë jo. Shtrohet pyetja se kush mund të pres që një Gjykatë, e kapur, Kushtetuese e cila lejoi rritjen 100% të pagave të Qeverisë, tani do të thotë që një Ligj për Pagat qenka jokushtetues. Më lehtë do të thonin se vet Gjykata është më shumë jokushtetuese sesa kushtetuese”, ka thënë Mustafa.

Kryetari i LDK’së është marrë edhe me rritjen e pagave. Ka thënë se një rritje e tillë po bëhet nga logjika zhvatëse e Qeverisë.

“Standardi familjar i arsimtarëve, mjekëve, policëve, shërbyesve civil… dhe askujt nuk do të rritet vetëm duke ua rritur atyre pagat, por duke hapur vende të reja pune për të papunët, që janë edhe familjarë të tyre. Prandaj, asnjë mendje e shëndoshë nuk arësyeton se duhet të mburremi me veprime të tilla dhe me vendime të tilla. Përpos logjikës zhvatëse”, ka thënë ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0