Kryetari i LDK-së falënderon NATO-n, i lë merita Rugovës dhe UCK për ndërhyrjen në Kosovë

Kryetari i LDK-së falënderon NATO-n, i lë merita Rugovës dhe UCK për ndërhyrjen në Kosovë

Sot janë bërë 20 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s mbi caqet e ish-Jugosllavisë. Fushata, që i dha fund luftës në Kosovë, zgjati 78 ditë. Me këtë rast, kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka shkruar në Facebook se intervenimi i Aleancës Veriatlantike ndaj caqeve ushtarake serbe ishte dita e përcaktimit të fatit të kosovarëve

Mustafa ka shkruar se ndërhyrja e NATO’s hapi horizontin e lirisë në Kosovë.

“Ndërhyrja e NATO-s, krahas rezistencës paqësore të ideuar dhe të drejtuar nga Presidenti Historik, Ibrahim Rugova dhe luftës heroike të UÇK-së, hapi horizontin e lirisë në Kosovë. Në vatrat e tyre të djegura e të shkatërruara u kthyen mbi një milion njerëz që ishin deportuar nga ushtria dhe forcat paramilitare serbe”, shkruan Mustafa

Mustafa ka falënderuar NATO’n, duke shtuar se vlerat perëndimore janë dhe mbeten besim dhe synim i palëkundur./GazetaExpress

COMMENTS

WORDPRESS: 0