Kryesuesi i bordit të AKP-së për një mbledhje u pagua mbi 3 mijë euro

Kryesuesi i bordit të AKP-së për një mbledhje u pagua mbi 3 mijë euro

Kryesuesi i bordit të AKP-së, për një mbledhje të bordit u pagua mbi 3 mijë euro, raporton EkonomiaSot.

Kjo është bërë e ditur gjatë seancës hetimore të Komisionit për Hetimin e Privatizimit ku po raporton ish kryesuesi i bordit të kësaj agjencie, Petrit Gashi.

Hekuran Murati, Anëtari i komisionit hetimor pyeti ish drejtorin e bordit të AKP-së, në lidhje me kompenzimin që ai ka marrë gjatë kohës sa ishte kryesies i Bordit të agjencisë.
Ish kryesuesi i bordit të AKP-së, Petrit Gashi pranoi se për një mbledhje të bordit ka marrë mbi 3 mijë euro mëditje.
Murati shpjegoi se një mbledhje e bordit ishte përllogaritur sa 6 ditë pune e që kotmpenzimi për një ditë ishte mbi 400 euro.
“Pra një mbledhjde e bordit ishte përllogaritur sa 6 ditë pune e që për një ditë kompenzimi ishte mbi 400 euro që i bie ju për një mbledjje të bordit jeni paguar mbi 2 mijë euro”, tha Murati
“Për një mbledhje jam paguar mbi 3 mijë euro,nuk jam i sigurt sakt për shumë por e di që ka qenë mbi 3 mjë euro”, tha Gashi.

Petrit Gashi ka qenë kryesues i Bordit të AKP-së gjatë periudhës 2015- 2018 / EkonomiaSot

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0