Prokurori Special i Dhomave të Specializuara, Jack Smith, do ta vizitojë Republikën e Kosovës për herë të parë, për t’u takuar me disa zyrtarë ndërkombëtarë dhe gjithashtu vendor.
Në këtë vizitë të tij, përveç tjerash ai do të takohet me përfaqësuesit e shteteve të BE-së, dhe gjithashtu edhe me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri, dhe gjithashtu edhe me zyrtarë të tjerë të kësaj Ministrie.
Prokurori Smith ishte zgjedhur në këtë pozitë pas një procesi të organizuar nga Bashkimi Evropian konkretisht nga kreu i EULEX-it, Alexandra Papadopoulou. Ai e kishte marrë detyrën me 11 shtator të këtij viti, thuhet në komunikatën e dërguar nga ky institucion.
Siç shkruan komunikata, prokurori amerikan ka një përvojë të lartë në investigimin e politikanëve dhe në hetimin ndërkombëtar të krimeve.
Zyra e Prokurorit Special është duke hetuar dyshimet për trafikim me organe të cilat kanë dalë nga Raporti i vitit 2011 të Këshillit të Evropës.
COMMENTS