Kryeministrja e Serbisë fyen liderët e Kosovës, i quan “të zbritur nga mali”

Kryeministrja e Serbisë fyen liderët e Kosovës, i quan “të zbritur nga mali”

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, nuk ka hezituar t’i quajë liderët politikë shqiptarë të Kosovës “njerëz thjesht të zbritur nga mali”, që përkthyer nga figuracioni i shprehjes do të thotë “egërsira”. Siç raporton agjencia serbe e lajmeve, FoNet, ajo, duke reaguar ndaj pohimeve të ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, se do t’i ndalohet hyrja në Kosovë, ka thënë se është e sigurt se kjo do t’i mundësohet kur të dëshirojë të shkojë në Kosovë, transmeton Koha.net.

Bërnabiq ka thënë se nuk është posaçërisht e shqetësuar për shkak të pohimeve të ministrit kosovar të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli se do t’i ndalohet hyrja në Kosovë, pasi kishte deklaruar se “liderët politikë të shqiptarëve të Kosovës janë njerëz që kanë zbritur nga mali”.

“Ata me uniforma kanë qenë në mal, prej tij kanë dalë dhe janë bërë drejtpërdrejt pjesë të elitës politike në Prishtinë. Do të më pëlqente të kishin ardhur nga sektori joqeveritar, por nuk kanë ardhur. Pacolli nuk ka ardhur nga mali dhe më habit pse është gjetur i goditur”, ka deklaruar Bërnabiq.

Siç është shprehur ajo, “liderët e shqiptarëve të Kosovës kanë qenë të akuzuar për krimet më të rënda , por janë liruar meqë të gjithë dëshmitarët janë vrarë gjatë gjykimit” .

“Ata janë njerëz që pengojnë qarkullimin e mallrave, ndërsa hapi tjetër është pengimi i lëvizjes së lirë të njerëzve, ndonëse bëhet fjalë për vlerat më themelore qytetare”, ka thënë ajo gjatë një konference për media, pas takimit m,e kryeministrin sllovak Petar Pelegrini.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0