Kryeministri Kurti tregon cilët janë u.d kryeshefa në KEK, Telekom dhe Infrakos

Kryeministri Kurti tregon cilët janë u.d kryeshefa në KEK, Telekom dhe Infrakos

Kryeministri në detyrë ka kumtuar ushtruesit e detyrës si kryeshefa në KEK, Telekom dhe në Infrakos.

“Z. Luigj Imeri, znj. Burbuqe Hana dhe z. Xhevat Ramosaj janë u.d. kryeshefa të rinj në KEK, Telekom të Kosovës dhe Infrakos”, njofton Kurti.

Kurti thotë se “Bordet e përkohshme përkatëse shkarkuan z. Nijazi Thaçi, z. Bedri Istrefi dhe z. Agron Thaçi”.

“Do të vazhdojmë ta ndalim gjakderdhjen financiare drejt mirëqeverisjes ekonomike. Kemi premtuar rimëkëmbjen e ndërmarrjeve publike dhe ky është vetëm hapi i parë”, ka shkruar Kurti.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: