Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell.
Haradinaj ka shkruar në faqen e tij zyrtare në Facebook se është biseduar për marrëdhëniet bilaterale me Kosovës dhe Britanisë së Madhe.
Kryeministri është shprehur i përkushtuar se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë dhe fuqizojë bashkëpunimin në shumë fusha të interesit të përbashkët.
Haradinaj ka falënderuar ambasadorin dhe Britaninë e Madhe për rolin konstruktiv për procese të rëndësishme në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, ekonomisë dhe çështje të tjera politike.
COMMENTS