Kroacia po i kërkon 45 mijë punëtorë, ambasada në Prishtinë zgjat orarin

Kroacia po i kërkon 45 mijë punëtorë, ambasada në Prishtinë zgjat orarin

Gazetari dhe publicisti kosovar, Adriatik Kelmendi, thotë se Ambasada e Kroacisë në Prishtinë është duke punuar me orar të tejzgjatur, pasi që shteti kroat ka bërë ftesë për të pranuar 45 mijë punëtorë me viza pune.

Ai thotë se të gjithë ata që po shkojnë në Kroaci për të punuar, po ikin atje në mënyrë ligjore me ftesë të shtetit kroat.

“Veç një qartësim: Kroacia ka shpallur zyrtarisht ftesën për t’i pranuar 45 mijë punëtorë me viza pune. Administrata e ambasadës kroate është duke punuar me orar të zgjatur se iu duhet t’i përmbushin kërkesat e bizneseve kroate të cilat po i bëjnë trysni që punëtorët të jenë në Kroaci para sezonit veror.Pra, ata po shkojnë legalisht për të punuar në Kroaci, me kërkesë të qeverisë kroate”, ka shkruar Klemendi, raporton Gazeta Express.

Ndëkrohë ai ka drejtuar kritika ndaj deputetëve të Kuvendi të Kosovës, të cilët aktualisht janë duke diskutuar në Kuvendin e Kosovës për ikjen e madhe të qytetarëve të Kosovës nëpër vende të ndryshme, për një jetë më të mirë.

Kelmendi thotë se këta të rinj nuk mund të presin derisa Qeveria e Kuvendi i Kosovës t’i reahtojnë familjarët e vetë.

“Se nuk mund te presin derisa disa nga këta që janë në qeverinë e Kuvendin e Kosovës t’i punësojnë të gjithë djemtë, çikat, kunatat e baxhanakët… “, shprehet ai.

Kelmendi thotë se për ikjet e qytetarëve nuk kanë të drejtë të flasin sidomos deputetët të cilët kanë punësuar familjarët e tyre.

“Kështu që, sidomos deputetët që i kanë punësuar familjarët e tyre s’kanë çka flasin hiç për këtë temë! Kapak!”, ka përfunduar ai.

COMMENTS

DISQUS: 0