Krizë në tregjet financiare: Trusti humb 15.6 milionë euro në një ditë të vetme (dokument)

Krizë në tregjet financiare: Trusti humb 15.6 milionë euro në një ditë të vetme (dokument)

EkonomiaSot gjatë ditës së djeshme kishte raportuar se për shkak të rënies së tregjeve financiare, edhe Trusti pensional pritej që të shënonte humbje milionëshe. Sot kjo gjë u konfirmua edhe nga vetë Trusti.

Në faqen e tyre në internet publikohet performanca me tri ditë vonesë. Sipas asaj që është publikuar, shihet se vetëm në ditën e mërkurë, kur edhe ndodhi rënia drastike në tregjet financiare, Trusti ka humbur 15.6 milionë euro. Ndërsa humbja totale për këtë tremujor tani ka shkuar në 34.6 milionë euro, raporton EkonomiaSot.

Të kujtojmë që rënie të tilla janë të pritshme kur ka raste të panikut në tregje financiare.

Mirëpo problemi qëndron në prezantimin selektiv të zyrtarëve të Trustit. Sepse sa herë që një tremujor mbyllet me performancë të mirë, mezi presin që të thërrasin konferencë për media për t’ia atribuar rezultatet vetes.

Ndërsa në raste si ky, kur humbja shënon dhjetëra miliona brenda një dite të vetme, nuk është se kanë shumë dëshirë të ekspozohen. /EkonomiaSot

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0