Vitalik Buterin, krijuesi i Ethereum, me anë të një postimi në Twitter ka paralajmëruar përcjellësit e tij se vlera e kriptovalutave mund të bie në zero në cdo moment.
Ai ka thënë se “nëse jeni duke menduar se ku t’i vendosni kursimet jetësore, atëherë metodat klasike të investimit janë më të sigurta”, raporton EkonomiaSot.com. Aktualisht cmimi i Ethereum është $850.
Për më tepër, ai ka porositur të gjithë që të mos spekulojnë me para, humbjen e të cilave nuk mund ta përballoni. Kjo deklaratë sikur të ishte e porositur për tregun shqiptar, kur dihet mjaft mirë që ka edh të atillë që kanë marrë kredi për të spekuluar në kriptoovaluta.
Buterin njihet edhe nga deklarat tij të mëhershme në lidhje me zhvillimet që sipas tij po dëmtojnë qëllimin se për cka janë krijuar kriptovalutat. / Ekonomiasot.com
Reminder: cryptocurrencies are still a new and hyper-volatile asset class, and could drop to near-zero at any time. Don’t put in more money than you can afford to lose. If you’re trying to figure out where to store your life savings, traditional assets are still your safest bet.
— Vitalik Buterin (@VitalikButerin) February 17, 2018
COMMENTS