Kreu i EULEX-it: Sundimi i ligjit të jetë i të gjithëve e jo vetëm për disa

Kreu i EULEX-it: Sundimi i ligjit të jetë i të gjithëve e jo vetëm për disa

Kreu i misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka thënë se sundimi i ligjit duhet të jetë për të gjithë e jo vetëm për disa. Wigemark e ka thënë këtë nëpërmjet një postimi në Twitter, ndërsa ka njoftuar për bashkëpunimin e fundit me IKD-në për ndërtimin e një sistemi gjyqësor të besueshëm.

“Sundimi i ligjit duhet te ndërtohet nga poshtë dhe të jetë i të gjithëve, jo vetëm i disa prej tyre. Krenar për punën tonë me organizatën e shoqërisë civile IKD, për angazhimin e qytetarëve të zakonshëm të Kosovës si ‘monitorues’ të gjyqësorit të Kosovës”, ka shkruar Wigemark.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0