Krasniqi publikon incizim me të cilin pretendon se Albin Kurti hoqi vijat e kuqe me PDK-në

Krasniqi publikon incizim me të cilin pretendon se Albin Kurti hoqi vijat e kuqe me PDK-në

Frashër Krasniqi, ish-aktivist dhe ish-deputet i Vetëvendosjes, tash deputet i PSD-së i është kthyer arkivit. Ka shkëputur pjesë nga një mbledhje e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, të vitit 2016.

Bashkë me video, Krasniqi ka thënë se Kurti as nuk ka pasur e as nuk do të ketë vija të kuqe për PDK-në. Ish partisë së tij i ka dërguar porosi se “nëse vazhdoni kështu, duhet t’i publikojmë të gjitha faktet e mbledhjeve që kanë të bëjnë me ndarjen tonë”.

Në video flet edhe Molliqaj, që nuk pajtohet me Kurtin. Videoja nuk është e plotë dhe te fjalimi i Kurtit vërehet që është shkëputur disa herë.

Më poshtë mund të lexoni të plotë postimin e Krasniqit:

VIDEO NGA KËSHILLI I PËRGJITHSHËM I VV, VITI 2016. ALBIN KURTI REFUZON QË VV TË KETË VIJA TË KUQE PËR PDK.

Ne gjithmonë kemi pasur vija të kuqe ndaj PDK-së. Do të kemi edhe më tutje, dhe koha do ta dëshmojë këtë. Albin Kurti as nuk ka pasur dhe as nuk do të ketë. Veç mos i ardhtë rasti se keni me u çuditë qysh ka me u arsyetu që “PDK tash ka ndryshuar, nuk është e njëjta, etj.”, ashtu siç përpiqet me arsyetu në këtë video.

Merruni me veten sepse askush nuk është duke ju kuptu qysh mundet një subjekt “kaq serioz” me u marrë 90% të kohës me një subjekt “të vogël” e “joserioz”.

I keni lodhë qytetarët tu shpifë, tu akuzu, tu qitë fall e tu vajtu. Ndaluni ma e mos na detyroni me ua shpërfaqë fytyrën e vërtetë. Mos te banalizojmë çdo debat, sepse nëse vazhdoni kështu, duhet t’i publikojmë të gjitha faktet e mbledhjeve që kanë të bëjnë me ndarjen tonë.

VIDEO NGA KËSHILLI I PËRGJITHSHËM I VV, VITI 2016. ALBIN KURTI REFUZON QË VV TË KETË VIJA TË KUQE PËR PDK.Ne gjithmonë kemi pasur vija të kuqe ndaj PDK-së. Do të kemi edhe më tutje, dhe koha do ta dëshmojë këtë. Albin Kurti as nuk ka pasur dhe as nuk do të ketë. Veç mos i ardhtë rasti se keni me u çuditë qysh ka me u arsyetu që "PDK tash ka ndryshuar, nuk është e njëjta, etj.", ashtu siç përpiqet me arsyetu në këtë video.Merruni me veten sepse askush nuk është duke ju kuptu qysh mundet një subjekt "kaq serioz" me u marrë 90% të kohës me një subjekt "të vogël" e "joserioz".I keni lodhë qytetarët tu shpifë, tu akuzu, tu qitë fall e tu vajtu. Ndaluni ma e mos na detyroni me ua shpërfaqë fytyrën e vërtetë. Mos te banalizojmë çdo debat, sepse nëse vazhdoni kështu, duhet t'i publikojmë të gjitha faktet e mbledhjeve që kanë të bëjnë me ndarjen tonë.

Posted by Frashër Krasniqi on Sunday, December 23, 2018

COMMENTS

WORDPRESS: 0