Krasniqi i kundërpërgjigjet Aliut: Vetëvendosje është parti e pasur

Krasniqi i kundërpërgjigjet Aliut: Vetëvendosje është parti e pasur

Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Frashër Krasniqi, i është kundërpërgjigjur deputetit të Vetëvendosjes, Liburn Aliu, i cili ka thënë se të larguarit nga kjo parti janë paguar me pagë.

Krasniqi ka thënë se Vetëvendosje sot është parti e pasur e cila menaxhon 1.2 milion euro nga buxheti i shtetit.

“Liburn Aliu, mos harro që VV sot menaxhon me 1.2 milion euro buxhet (vetëm nga buxheti i shtetit). Pra është parti e pasur. Dhe po, një pjesë e aktivistëve që kemi dalë, kemi marrë paga nga VV, por sot ju, si hipokritë që jeni, le që nuk i keni ulur pagat por keni punësuar njerëz me paga saktësisht të njëjta. Sot, disa prej jush, e në veçanti kryetari, endeni me ‘mercedesa’ dhe keni nga 3 truproja”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Liburn Aliu e konfirmoi vetë, pa ia kërkuar askush, që protesta e VV qenka organizuar për afirmim të VV dhe kundër PSD-së. Shiheni se si sa herë që po flasin për protestën, këtë e bëjnë në kontekst të sulmit ndaj PSD-së dhe afirmimit të VV-së, dhe jo për ta sulmuar Thaçin kundër të cilit mashtruan se po e thërrasin protestën.

Unë nuk e di për cilën mbështetje po flet Liburni, por është mirë t’i presim zgjedhjet. Mbase ju kemi sjellë bereqet, por sondazhet po flasin që VV nga partia e parë ka dalë në partinë e tretë. Nga 32 deputetë, ka mbetur me 19. E për votat e PSD, prapë le ti presim zgjedhjet. Do të zhgënjeheni edhe në këtë rast. PSD do të ketë deputetë më shumë se që ka aktualisht.

Kur Liburni thotë se largimi ynë paska qenë bereqet për VV, kjo tregon atë që e thoshim ne para vendimit që të largohemi: VV nuk na deshi neve aty. Sepse Albin Kurti nuk deshi mendim kritik.

Dhe krejt në fund, për hipokrizinë e pagave:

Liburn Aliu, mos harro që VV sot menaxhon me 1.2 milion euro buxhet (vetëm nga buxheti i shtetit). Pra është parti e pasur. Dhe po, një pjesë e aktivistëve që kemi dalë, kemi marrë paga nga VV, por sot ju, si hipokritë që jeni, le që nuk i keni ulur pagat por keni punësuar njerëz me paga saktësisht të njëjta. Sot, disa prej jush, e në veçanti kryetari, endeni me mercedesa dhe keni nga 3 truproja.

Mos shitni moral sepse asnjë pikë s’e keni.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0