Krasniqi në një vijë me Vetëvendosjen: Asociacioni me kompetenca ekzekutive është rreziku që po i kanoset Kosovës

Krasniqi në një vijë me Vetëvendosjen: Asociacioni me kompetenca ekzekutive është rreziku që po i kanoset Kosovës

Deputeti Memli Krasniqi në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së tha se pas ngritjes së çështjes së kufijve, Kosovës po i kanoset një rrezik i madh, ai i fromimit të Asociacionit me kompetenca ekzekutive.

Krasniqi në seancën që po mbahet mbi dialogun me Serbinë,  tha se kurrë nuk do të lejojnë cënimin e integritetit teritorial të Kosovës.

“Ne jemi pro dialogut por në asnjë mënyrë nuk do lejojet cënimi i integritetit territorial të Kosovës. Të gjithë ata që spekulojnë per shkëmbim terrioreve janë duke shkaktuar huti tek qytetarët. Ne kosniderojmë se ngritja e kësaj teme do ta dëmtojë Kosovën në procesin e dialogut. Rreziku me i madh qe i kanoset ksoovës është krijimi i asociacionit me kompetenca ekzekutive”, tha Krasniqi. EkonomiaSot.

 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0