KQZ-ja refuzon mbi 16 mijë vota nga diaspora

KQZ-ja refuzon mbi 16 mijë vota nga diaspora

KQZ deri tani ka verifikuar 57 mijë e 568 pako me fletëvotime nga diaspora, raporton Gazeta Express.

Kështu ka bërë të ditur Organizata “Germin”.

Sipas kësaj organizate deri sot në orën 12:00, 41 mijë e 280 votues janë aprovuar ndërsa 16 mijë e 288 janë refuzuar.

34 mijë e 2 pako janë të hapura deri tani.

“Germin” përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook thotë se përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Ndërsa sipas “Germin”, një pjesë e zarfeve të refuzuara do të rishqyrtohen edhe njëherë nga KQZ, para se të fillojë procesi i numërimit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0