KOSTT-i kërkon nga qeveria që të paguaj shpenzimet për furnizimin e veriut me rrymë

KOSTT-i kërkon nga qeveria që të paguaj shpenzimet për furnizimin e veriut me rrymë

Ilir Shala, kryeshefi i KOSTT-it tha se pas vendimit të gjykatës që qytetarët të mos paguajnë për veriun, ZRRE me vendim të veqantë ka obliguar KOST-in që të furnizoj me energji elektrike pjesën veriore të vendit.

Në mungesë të furnizimit me energji nga KEK-u,KOSTT-ti ka tërhequr energjinë elektrike nga rrjeti everopian i transmisionit për cka është i obliguar të paguaj afro 6 milion euro për energjinë e importuar.

Jo vetëm kaq, tërheqja e 2/3 të energjisë elektrike nga rezervat e rrjetit evropian ka shkaktuar disbalanc në të gjith rrjetin e Evropës. Për këtë KOSTT-i rrezikoi të përjashtohej nga ky rrjet.

KOSTT-i po kërkon nga qeveria e Kosovës mjetet për të paguar borxhin ndaj BE-së, dhe mjetet për furnizimin e veriut të Kosovës me energji. Shuma e kërkuar për muaj është 1 milion euro.

Ai tha se kërkojnë ndihmën e qeverisë dhe të kuvendit për gjetjen e një zgjidhje përndryshe KOSTT-ti mund të përjashtohet nga rrjeti i transmisionit everopin , qkyqje kjo që do të qonte vendin në një black out ( bllokadë).

Shala tha se në ministrinë e Zhvillimit Ekonomik kanë dërguar kërkesën me anë të së cilës i kërkohet BE-së që të paguaj për rrymën e shpenzuar në veri.

“Ne kemi derguar kërkesën zyrtare që të këkrkojmë nga BE që te na mbuloj humbjet në veri.
Kërkesën ja kemi dërgu ministrit të zhvillimkt ekonomik”

“Inicimi i lëndes së Avokatit të Popullit dhe vendimi i gjykatës na ka shkaktuar dëme të mëdha.Zrre na ka nda me vendim të veqatë që pjesa veriore të jetë obligim i Kosttit për ta furnizuar me energji elektrike”

“Në mënyrë që mos ta qesim në kollaps kostin ne kemiq enë të obliguar ta furnizojmë tërë Kosovën dhe kemi furnizuar edhe pejsën veriore mirëpo këtë e kemi bërë me energjinë që e kemi mar rnga interkoneksioni evropian.
Kështu kemi hyrë ne obligim afro 6 milion euro ndaj Evropës. Kemi edhe borgj edhe ndaj KEK-ut.
Ai tha se duke twrhequr energjinw nga transmisioni evropian kjo ka shkaktuar disbalanc nw tyw gjith Evropwn.

“Tërheqja e energjisë prej rrjetit evropian ka shkaktuar debalanc të madh në Evropë.
Në letrat e presidentit të Rrjetit Evropian ka shkruar që të ndërprejmë ju lutem devijimet përndryshe do të na qkyqin nga rrjeti evropian dhe kjo do të qonte në një bllek aut.
Kryeshefi shpejgoi se obligimet që kanë hyrë në rrejetin evropian duhet të kthehen energji për energji jo në shumë monetare” tha ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0