Kosovë: Për 24 orë katër vdekje e 418 raste të reja me covid19

Kosovë: Për 24 orë katër vdekje e 418 raste të reja me covid19

Në Kosovë situata epidemiologjike po tregon sinjale të përkeqësimit, pasi të premtëm (30 tetor) janë konfirmuar 418 të infektuar me koronavirusin e ri.

Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike rezultatet janë në bazë 1. 608 mostrave të testuara.

“67 TË SHËRUAR DHE 418 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.608 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 418 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar katër raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Klinika e Kardiologjisë, QKUK, 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK, 1 rast Klinika e Pulmologjisë, QKUK dhe 1 rast Spitali i Përgjithshëm Prizren):m thuhet në njoftim.

Numri total i rasteve pozitive është 19.328 raste nga 92.706 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 678 raste të vdekjes.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0