Kosovë: Ministria e Financave i ndan 10 mijë euro për familjen e Shemsedin e Isa Abazit

Kosovë: Ministria e Financave i ndan 10 mijë euro për familjen e Shemsedin e Isa Abazit

Ishin nisur dje në mëngjes për në Durrës. Aty do të shkonin për disa ditë me qëllimin që t’i kryenin disa punë. Por, dy vëllezërit nga fshati Livoç i komunës së Gjilanit patën fatin e keq dhe mbetën nën gërmadhat e hotelit në Durrës ku po qëndronin pas tërmetit të tmerrshëm i cili e goditi parmbrëmë Shqipërinë duke e gjetur kështu vdekjen.

E për t’i dalë në ndihmë kësaj familje, Ministria e Financave ka njoftuar se ka ndarë 10 mijë euro për familjen Abazi dhe 10 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

“Ministri i Financave Bedri Hamza me qëllim të ofrimit të ndihmës materiale për familjet e viktimave të cilat  pësuan nga tërmeti në Durrës, duke u bazuar  në kompetencat e tij ligjore si Ministër i financave në vështrim  të  paragrafit 3 të Ligjit të Menaxhimit të Financave Publike dhe Përgjegjësitë (LMFPP) dhe paragrafit 2 të nenit 14 të Ligjit nr. 06/L-133 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019, sot ka marrë vendim që të ndihmojë në total me shumën 20,000 Euro, duke ndarë nga 10,000 Euro për  familje  të viktimave të shkaktuara nga tërmeti, Shemsedin dhe Isa Abazi nga fshati Livoçë Komuna e Gjilanit”, thuhet në komunikatë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0