Kosovarët e pakënaqur me punën e presidentit Thaçi

Kosovarët e pakënaqur me punën e presidentit Thaçi

Ka shënuar ngritje kënaqshmëria e qytetarëve për punën e kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrin, ndërsa ka shënuar rënie të lehtë kënaqshmëria për punën e presidentit.

Kështu është thënë sot gjatë lansimit të raportit “Pulsi Publik- XV”, të publikuar nga UNDP.Menaxheri i projektit “Pulsi Publik”, Arben Qirezi tha se kënaqshmëria për punën e presidentit nga 39.1 për qind sa ka qenë në sondazhin e muajit maj 2018, ka rënë në 38.4 për qind në nëntor të vitit 2018, ndërsa kënaqshmëria me punën e kryeministrit sa ka qenë 33.2 për qind është rritur në 35.1 për qind, puna e kënaqshmërisë për punën e kryetarit të kuvendit, është rritur nga 31.5 në 36.3 për qind. Qirezi ka thënë se kënaqshmëria me punën e gjyqësorit është rritur nga 31.2 në 37.8 për qind.  Ai ka thënë se tri problemet kryesore me të cilat përballen qytetarët janë papunësia, korrupsioni dhe varfëria.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0