Kosova uron shqiptarët për fitoren në Tuz

Kosova uron shqiptarët për fitoren në Tuz

Krerët e Kosovës kanë uruar Koalicionin Shqiptar për fitoren në zgjedhjet në komunën e Tuzit në Mal të Zi.

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se fitorja e sotme e shqiptarëve në Tuz është mesazh për shqiptarët kudo që janë.

“Kur bëhemi bashkë, arrijmë aty ku duam. Gjithmonë. Urime!” ka shkruar Veseli në Facebook.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se bashkimi i subjekteve shqiptare në Tuz është shembull i shkëlqyer se uniteti sjell sukses.

“Bashkimi në koalicion i subjekteve politike shqiptare, fitoi të drejtën për të qeverisur me Tuzin. Një shembull i shkëlqyer se uniteti i faktorit shqiptar sjell suksesin. Urime shqiptarëve të Tuzit për këtë fitore historike!” ka shkruar ai.

Urim kanë pasur edhe zëvendëskryeministrat, Behgjet Pacolli e Enver Hoxhaj.

“Sonte Malësia ka fituar! Shqiptarët, të bashkuar si kurrë më parë, kanë votuar koalicionin ”Malësia na bashkon”. Urime të gjithë malësorëve, dhe shqiptarëve kudo!”, ka shkruar Pacolli.

“Tuzi shqiptar. Një fitore për histori. Urime koalicionit të partive shqiptare të cilat u bën bashkë për interesin e qytetarëve shqiptarë duke lënë anash inatet e politikës ditore. Shembulli i Tuzit duhet të vlejë edhe për shumë parti shqiptare në qytete tjera të Malit të Zi dhe jashtë tij. URIME KUQ E ZI”, ka shkruar Hoxhaj.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0