Kosova shpenzon 100 mijë euro në vit për ndërmarrjen që nuk ka asnjë funksion

Kosova shpenzon 100 mijë euro në vit për ndërmarrjen që nuk ka asnjë funksion

Instituti GAP ka publikuar një hulumtim të bërë rreth Termocentralit Kosova e Re. Në këtë hulumtim bëhet e ditur se taksapaguesit kosovarë paguajnë rreth 100 mijë euro në vit vetëm për pagat e stafit të Ndërmarrjes së Re Energjetike të Kosovës(NKEC), ndërmarrje kjo e cila nuk ka kurrfarë funksioni para ndërtimit të TC Kosova e Re.

Sipas institutit GAP, kjo ndërmarrje ka pesë Anëtarë të Bordit dhe një Kryeshef Ekzekutiv. Gjatë këtij viti pritet që të punësohet edhe një Sekretar i Ndërmarrjes dhe një Zyrtar Kryesor Financiar dhe i Thesarit.

Sipas këtij hulumtimi, shuma prej 100 mijë eurove të shpenzuara janë vetëm për pagat e stafit të kësaj ndërmarrje pa llogaritur mëditjet dhe shpenzimet tjera.

“Për 4 vite, që është koha deri kur proklamohet se do të përfundojë ndërtimi i TC Kosova e Re, taksapaguesit kosovarë do të paguajnë rreth 400 mijë euro vetëm për stafin e NKEC.

Krijimi i shpenzimeve në një kohë kur garancia për projektin është e domosdoshme të votohet në Kuvendin e Kosovës përbën, ndër të tjera, edhe shpërfillje të autoritetit të Kuvendit” thuhet në këtë publikim.

COMMENTS

WORDPRESS: 0