Kosova shet bono 10 vjeçare për herë të parë (video)

Kosova shet bono 10 vjeçare për herë të parë (video)

Në një njoftim të dërguar nga ana e ministrisë së financave thuhet se javën që vjen Kosova do të emetojë obligacione me afat 10 vite.

Deri më tani Republika e Kosovës ka emetuar obligacione me afate më të shkurtra, duke përfshirë 2 vite, 3 vite, 5 vite dhe 7 vite. Afati prej 10 viteve ofrohet për herë të parë.

EkonomiaSot më herët ka raportuar se si besimi në qeverinë aktuale po lëkundet, gjë që reflektohet me pjesmarrjen e ulët në ankande të bonove të thesarit.

Bonot me afat prej 1o viteve ofrohen për shitje të hënën me 30 korrik, dhe shuma që ofrohet për shitje është 10 milionë euro.

Për më tepër informata rreth bonove, mund të shihni videon e përgatitur nga ana e ministrisë:

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0