Kosova përfaqësohet nga kryeministri Haradinaj në Samitin e Londrës

Kosova përfaqësohet nga kryeministri Haradinaj në Samitin e Londrës

Koordinatori nacional për reforma shtetërore, Besnik Tahiri, ka bërë me dije se në Samitin e Ballkanit Perëndimor që do të mbahet të hënën dhe të martën do të merr pjesë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se kryeministri Haradinaj në vazhdimësi ka theksuar se Kosova është e përkushtuar që të intensifikojë bashkëpunimin bilateral me Britaninë e Madhe, në fushën politike dhe atë ekonomike.

“Kryeministri Haradinaj në vazhdimësi ka theksuar se ‘Kosova është e përkushtuar që të intensifikojë bashkëpunimin bilateral me Britaninë e Madhe, në fushën politike dhe atë ekonomike si dhe në këtë samit udhëton e përgatitur për të dokumentuar progresin e vendit dhe ofertën politike dhe ekonomike për Ballkanit Perëndimor’”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Tahirit:

Samiti i Ballkanit Perëndimor i 2018 që do të mbahet në Londër është takimi i pestë vjetor në kuadër të Iniciativës së Procesit të Berlinit për integrimin evropian të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Samiti do të zhvillohet më 9-10 korrik.

Kryeministri Haradinaj në vazhdimësi ka theksuar se “Kosova është e përkushtuar që të intensifikojë bashkëpunimin bilateral me Britaninë e Madhe, në fushën politike dhe atë ekonomike si dhe në këtë Samit udhëton e përgatitur për të dokumentuar progresin e vendit dhe ofertën politike dhe ekonomike për Ballkanit Perëndimor”.

Samitet e mëparshme u zhvilluan në Berlin në vitin 2014, Vjenë në 2015, Paris në 2016 dhe Trieste në vitin 2017. Kryeministrat, ministrat e jashtëm dhe ministrat e ekonomisë së Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës, Republikës së Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë, si dhe vendet anëtare të BE nga rajoni Kroacia, Sllovenia dhe vendet anëtare të BE si Mbretëria e Bashkuar, Austria, Franca, Gjermania, Italia, si dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe institucioneve financiare ndërkombëtare po ashtu do të marrin pjesë

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0