Kosova nuk morri as liberalizimin, Ministrja Hoxha flet për integrim në BE

Kosova nuk morri as liberalizimin, Ministrja Hoxha flet për integrim në BE

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në Ditën botërore kundër korrupsionit, ka folur për korrupsionin si pengesë për integrimin e vendit në BE.

“Dita Botërore kundër korrupsionit, na rikujton detyrimin madhor që të ndërmarrim veprime dhe të nxisim luftimin e korrupsionit, në të gjitha nivelet dhe në të gjitha mënyrat që shfaqet ai”, ka shkruar Hoxha.

Ajo ka thënë se s’ka asnjë ecje drejt proceseve integruese nëse s’luftohet korrupsioni.

“Vendi ynë, nuk mund të shënojë suksese në cilëndo lëmi, as në proceset integruese dhe reformat gjithëpërfshirëse, nëse nuk kemi sukses kundër korrupsionit, kudo që shfaqet. Andaj, i bashkohemi mesazhit global – Të bashkuar kundër korrupsionit. Për zhvillim, paqe dhe siguri!”, ka shtuar ajo.

Mirëpo ajo ka harruar të përmendë që Kosova nuk arriti t’a marrë as liberalizimin e vizave, ndërsa integrimi në BE duket vetëm si ëndërr e largër.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0