Kosova mëson kundërshtarët e kualifikimeve të Evropianit 2021

Kosova mëson kundërshtarët e kualifikimeve të Evropianit 2021

Përfaqësuesja e Kosovës i ka mësuar emrat e kundërshtarëve për Kampionatin Evropian 2021, pas shortit të hedhur sot në Nyon të Zvicrës

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave në futboll i ka mësuar sot emrat e kundërshtarëve të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2021, shkruan Gazeta Express.

Vashat kosovare kanë përfunduar në Grupin A, i cili është mjaft i fuqishëm, së bashku me Holandën, Rusinë, Slloveninë, Turqinë dhe Estoninë.

Pa dyshim, ndeshja me Rusinë do të jetë e veçantë pasi nuk dihet nëse shteti rus do ta pranojë kontingjentin kosovar të futet në territorin e tij.

Kurse, Kombëtarja shqiptare ka përfunduar në Grupin E së bashku me Skocinë, Finlandën, Portugalinë dhe Qipron.

Futbollistja Kosovare Asllani, e cila e përfaqëson Suedinë, e dëshironte Kosovën në grup, por në fund fati deshi që këto dy përfaqësuese të përfundonin në grupe të ndryshme.

Kualifikimet për kompeticionin që do të mbahet në Angli do të fillojnë më 26 gusht, ndërsa do të përfundojnë më 27 tetor 2020.

Kurse, ky eveniment prestigjioz do të mbahet në korrik të vitit 2021 në Angli.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0