Kosova ka fituar tërësisht betejën ligjore në Arbitrazh, kundër kompanisë AXOS

Kosova ka fituar tërësisht betejën ligjore në Arbitrazh, kundër kompanisë AXOS

Republika e Kosovës e ka fituar përfundimisht betejën ligjore ne Arbitrazh, kundër Kompanisë AXOS GMBH, e cila kërkonte si dëmshpërblim qindra miliona euro nga Republika e Kosovës, për anulimin e privatizimit të 75% të aksioneve të PTK’së.

Avokati Besnik Berisha në një postim në Facebook ka bërë me dije se Kosova tash ka marrë një lajm fantastik, pasi siç ka shpjeguar ai, është mbyllur beteja ligjore mes Kosovës dhe kompanisë AXOS.

Ky është postimi i plotë i tij:

Nje lajm fantastik per Republiken e Kosoves.

Sapo u konfirmua qe Republika e Kosoves ka fituar teresisht betejen ligjore ne Arbitrazh, kunder Kompanise Axos GMBH, e cila kerkonte si demshperblim qindra miliona euro nga Republika e Kosoves, per anulimin e privatizimit te 75% te aksioneve te PTK-se.

Me kete vendim, Axos GMBH detyrohet t’i paguaje Republikes se Kosoves 2 milion euro ne emer te shpenzimeve per perfaqesim dhe jo vetem.

Si njeri nga ata qe ka besuar ne kete fitore dhe qe bashkarisht me ish kryeministrin Mustafa, ish ministrin Blerand Stavileci dhe koleget tjere te kabinetit te kryeministrit dhe ministrive respektive, kemi koordinuar te gjitha procedurat e mbrojtjes se interesave te Republikes se Kosoves dhe perzgjedhur perfaqesuesin tone ne Arbitrazh, jam jashtezakonisht i lumtur me kete epilog.

Falenderim te gjitheve qe kane kontribuar.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0