Kosova eksportoi mallra me vlerë 378 milionë euro

Kosova eksportoi mallra me vlerë 378 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar eksporti i mallrave shënoi rritje të konsiderueshme. Vlera e eksportit të mallrave në vitin 2017 arriti në 378.0 milionë euro, që përkon me një rritje vjetore prej 22.1 për qind (rënie prej 4.8 për qind në vitin 2016)

Rritja e vlerës së eksportit të mallrave gjatë kësaj periudhe kryesisht i atribuohet rritjes së eksportit të metaleve bazë, që njëherësh kanë edhe pjesëmarrjen më të lartë në strukturën e gjithsej eksporteve të vendit (rreth 35.8 për qind). Rritja e çmimit të metaleve në tregjet ndërkombëtare gjatë vitit 2017, rezultoi në rritjen e vlerës së gjithsej eksporteve të metaleve bazë”, thuhet në raportin vjetori të BQK-së, transmeton televizioni publik.

“Me rritje u karakterizua edhe eksporti i ushqimeve të përgatitura, produkteve të plastikës dhe gomës, eksporti i mineraleve, etj. Rritja e eksportit të mallrave rezultoi në rritjen e shkallës së mbulueshmërisë së importeve me eksporte nga 11.1 për qind, sa ishte në dhjetor 2016, në 12.4 për qind në dhjetor 2017”, thuhet në raportin vjetori të BQK-së.

COMMENTS

WORDPRESS: 0