Kosova e varfër ndihmon Francën

Kosova e varfër ndihmon Francën

Fëmijë të sëmurë në Kosovë, presin ndihmën e shtetit, Haradinaj premton para për Francën pas djegies së Katedrales

Është vetëm 23 vjeçare dhe Kaltrina Zhushi është diagnostikuar me një nga sëmundjet tepër të rralla.

Shpëtimi i saj i vetëm është shërimi jashtë vendit. E operacioni është shumë i kushtueshëm.

Kurse vogëlushja 1 vjeçare, Hata Lahi nga fshati Lubavec i Skënderajt ka nevojë për një tretman kirurgjikal jashtë vendit për shkak të një problemi që i është shfaqur qysh në lindje.

Kjo patologji që i ka përfshirë pjesën e barkut dhe të shpinës dhe kërkon një kosto të madhe mjetesh për t’u shëruar.

Familja Lahi për shkak të kushteve jo të mira financiare kërkon ndihmën nga të tjerët kurse Qeveria e Kosovës edhe për këtë rast si në shumë raste tjera po hesht.

Rastet sikur i Kaltrinës dhe Hatës janë vetëm dy nga shumë të tjerë që po kërkon lëmosh për t’u shëruar.

E në këtë situatë ku shumë familje presin ndihmë nga shteti, kryeministri Ramush Haradinaj, ka vendos që ta ndihmojë Francën një ndër superfuqitë më të mëdha ekonomike në Evropë.

Madje në një paraqitje tjetër, Haradinaj tha se ky gjest i Kosovës ndaj Francës është human.

Në ndërkohë, objektet me vlerë të Kosovës thuajse janë të harruara.

Janë bërë 19 vjet që është djegur Pallati i Rinisë në Prishtinë dhe deri tash asnjë intervenim nuk është bërë në të. Kurse një objekt tjetër me vlerë historike është edhe Kulla e Jasharëve në Prekaz e cila rrezikon të shembet. / T7

COMMENTS

WORDPRESS: 0