Kosova e magjepsur nga Bitcoin, e thotë edhe ASK

Kosova e magjepsur nga Bitcoin, e thotë edhe ASK

Mund të thuhet me siguri të plotë se fundi i vitit 2017 i takoi plotësisht Bitcoin-it dhe kriptovalutave në përgjithësi.

Këtë e vërteton edhe komunikata e publikuar nga Agjencia e Statistikave e Kosovës, sipas të cilës rritjen më të madhe në kategorinë e shitjeve me pakicë për tremujorin e katërt e përbën shitja e pajisjeve informatike, me 8.9% krahasuar me tremujorin paraprak. Në këtë kategori hyjnë kartelat grafike, të cilat përdoren për mihjen e kriptovalutave.

Me rritjen në popullaritet të kriptovalutave, u rrit edhe interesimi për të përfituar nga to. Kështu që shumë kosovarë u kapën pas këtij trendi duke investuar shuma marramendëse në kartela grafike. Mirëpo planet për fitim të shpejtë duket se kohëve të fundit u’a ka prishur rënia e cmimeve të kriptovalutave, gjë që ndikon drejtpërdrejtë në profitabilitetin e një operimi të tillë. / EkonomiaSot.com

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0