Kosova bëhet me Qeveri, Kurti në krye të saj

Kosova bëhet me Qeveri, Kurti në krye të saj

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për qeverinë e re në krye me Kryeministër Albin Kurtin.

86 deputetë kanë votuar për dhe 10 abstenime.

Albin Kurti e ka bërë propozimin e kabinetit qeveritar me 15 ministri, 2 zëvndëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.

Zëvendëskryeministër është propozuar Avdullah Hoti nga LDK-ja.

Zëvendëskryeminsitër i dytë, ndërkaq, është propozuar Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Këta janë emrat e ministrave e qeverisë së re:

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes

Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë

Hykmete Bajrami – Ministre për Arsim

Agim Veliu – Ministër i Brendshëm

Vlora Dumoshi- Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport

Ministria e Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca

Ministria e Drejtësisë – Albulena Haxhiu

Ministria e Financave dhe Transferve – Besnik Bislimi

Ministria e Ekonomisë – Rozeta Hajdari

Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia

Ministria e Integrimeve Evropiane – Blerim Reka.

Ministre e Administratës – Emilia Rexhepi

Për komunitete e Kthim – Dalibor Jetvic

Për Zhvillim Rajonal – Ivan Milojevic. /GazetaExpress/

COMMENTS

WORDPRESS: 0