Kosnett përshëndet caktimin e seancave gjyqësore për veteranët, i zhgënjyer me rastin Toka

Kosnett përshëndet caktimin e seancave gjyqësore për veteranët, i zhgënjyer me rastin Toka

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, përmes Twitter-it, ka zgjedhur që sot të flasë për sundimin e ligjit në Kosovë, duke dhënë edhe disa kritika në këtë fushë.

Kosnett ka shkruar se e mirëpret caktimin e tri seancave gjyqësore për çështjen e veteranëve të luftës, duke e cilësuar si një hap përpara për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

“Është mirë të shohësh që janë caktuar tri seanca gjyqësore radhazi në dhjetor për çështjen e mashtrimit me pensione nga veteranët e luftës- një hap përpara për rolin e drejtësisë në Kosovë”, ka thënë Kosnett, i cili po ashtu e ka vlerësuar lart çështjen e moszvarritjes së këtij procesi.

“Qytetarët meritojnë një gjyqësor që i merr parasysh rastet në kohën e duhur, pa pasur javë ose muaj ndërmjet seancave”, ka shkruar ambasadori amerikan.

Ambassador Philip S. Kosnett@USAmbKosovo

Good to see war veterans’ pension fraud case proceeding with the scheduling of three consecutive-day trial sessions in December –a step forward for #RuleOfLawInKosovo. Citizens deserve a judiciary that hears cases in a timely way without weeks or months between sessions.

View image on Twitter

31:30 PM – Nov 1, 2019Twitter Ads info and privacySee Ambassador Philip S. Kosnett’s other Tweets

Konsett, ndërkaq, ka pasur kritika sa i përket dështimit të gjykimit në rastin Toka, duke e vlerësuar si performancë zhgënjyese nga gjykatat.

“Është zhgënjyese performanca e dobët e gjykatës që bëri që të pandehurit që janë nën kujdestarinë e shtetit të mos ishin të pranishëm në seancën e fundit të rastit Toka. Respektimi i sundimit të ligjit nënkupton respektimin e procedurës”, ka shkruar ai. 

Ambassador Philip S. Kosnett@USAmbKosovo

Disappointing that poor court performance led to defendants under state custody not being present in the most recent hearing of the Land Case. Respecting rule of law means respecting procedure. #RuleOfLawInKosovo

View image on Twitter

61:28 PM – Nov 1, 2019Twitter Ads info and privacy

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: