Koronavirusi, Raka: Kosova po hyn në dy javët vendimtare

Koronavirusi, Raka: Kosova po hyn në dy javët vendimtare

Kosova po hyn në dy javët vendimtare sa i përket përhapjes së koronavirusit. Ky është parashikim i mikrobiologut Lul Raka, njëherësh koordinator i bashkëpunimit me Qendrën evropiane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.

“Virusi është i ri që e ka ndalë jetën në botë ne nuk e dimë ende se si do të sillet ky në pranverë, verë edhe a do të kthehet në vjeshtën dhe dimrin tjetër sepse nuk e njohim ende mirë”, tha Raka për RTV21.

“Pjesa më e madhe e viruseve të rrugëve respiratore nëse e nisin ciklin e tyre në vjeshtë me pranverë edhe verë e përfundojnë ciklin e tyre. Mirëpo viruset e karakterit pandemik ndonjëherë janë, na e thojmë, paradoksal”, shpjegoi ai.”

“Çështja kryesore është që qytetarët ta mbajnë distancën, mos të tubohen në numër të madh të njerëzve”, theksoi ai.

Ai tha se rreziku më i madh është nga njerëzit që e kanë virusin por nuk kanë simptome dhe në këtë mënyrë e bartin virusin te të tjerët.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: