Koronavirusi: Mustafa i kërkon presidentit ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshme

Koronavirusi: Mustafa i kërkon presidentit ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshme

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i ka kërkuar presidentit Hashim Thaçi, që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në vend, pas konfirmimit të 16 rasteve me koronavirus, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mustafa ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të komunikojnë mes vete si kurrë më parë dhe se s’duhet humbur kohë e të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në vend.

“Duhet të veprohet sa më shpejt edhe me gjendje të jashtëzakonshme, sepse po përballemi me një fatëkeqësi e cila po shpërndahet në tërë territorin e Kosoves. Pse të pritet më shumë. Kushtetuta ka folë qartë!”, ka shkruar Mustafa. /Gazeta Express

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: