Koronavirusi: Çka është pandemia dhe pse po përdoret ky term tani?

Koronavirusi: Çka është pandemia dhe pse po përdoret ky term tani?

Përhapja e koronavirusit është etiketuar një pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Ky është një term që organizata nuk kishte pranuar ta përdorte më parë.

Pandemia përshkruan një sëmundje që po përhapet midis njerëzve në shumë vende të botës në të njëjtën kohë.

Ky përcaktim nuk i referohet ashpërsisë ose vdekshmërisë së sëmundjes.

Një sëmundje që bëhet pandemike nuk është domosdoshmërisht më shumë apo më pak vrasëse sesa një sëmundjet që nuk e kanë këtë etiketim. Nuk ka pasur ndonjë ndryshim dramatik në karakteristikat e vetë virusit ose sëmundjes që mund të shkaktojë.

Etiketimi si pandemike më shumë ka të bëjë me atë se sa e përhapur është një sëmundje.

Konsiderojeni pandeminë si ‘hapi i fundit’ në përhapjen e një sëmundje infektive nga diçka lokale në diçka me të vërtetë globale.

Çka është pandemia?

Ky term përshkruan një sëmundje infektive e cila përhapet thellësisht dhe vazhdimisht nga personi në person në shumë vende.

Hera e fundit që bota pa një pandemi ishte në vitin 2009 me gripin e derri, i cili sipas ekspertëve shkaktori qindramijëra viktima në njerëz.

Pandemitë ka më shumë gjasë të ndodhin kur virusi është i ri, është në gjendje të infektojë njerëzit me lehtësi dhe mund të përhapet nga një person në tjetrin në një mënyrë efikase dhe të qëndrueshme.

Koronavirusi ( Covid-19 ) duket se i ka të gjitha këto veti.

Për momentin nuk ekziston vaksinë apo ndonjë tretman që muna ta parandalojë ate, andaj përmbajtja e për hapjes së virusit është thelbësore.

Pse po përdoret termi ‘pandemi’ tani?

Në fund të shkurtit, Shefi i OBSH-së, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, pati thënë se “koronavirsi absolutisht kishte potencial pandemik, mirëpo ende nuk jemi aty pasi nuk jemi dëshmitarë të përhapjes së pakontrolluar globale”.

Tani kemi një situatë tjetër.

Ajo që ka ndryshuar është numri i vendeve që kanë raportuar të kenë raste të të prekurëve me koronavirus – aktualisht janë 118 shtete, territore apo vende të prekura nga virusi dhe 124,518 raste, bazuar në të dhënat e fundit të publikuara nga OBSH.

Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se tani po përdorte termin për shkak të shqetësimit të thellë për “nivelet alarmante të mosveprimit” lidhur me virusin.

Ai njoftoi se disa vende janë duke luftuar me mungesë të kapaciteteve, disa kanë mungesë burimesh përderisa të tjera po përballen me mungesën e zgjidhjeve.

OBSH kërkon nga të gjitha vendet nëpër botë që:

– të aktivizojnë dhe shkallëzojnë mekanizmat e reagimit emergjent
– të komunikojnë me njerëzit për rreziqet e virusit dhe lidhur me atë se si mund të mbrohen
– të gjejnë, izolojnë, testojnë dhe trajtojnë çdo rast të Covid-19 si dhe të gjurmojnë çdo kontakt

“Ne nuk mund ta themi këtë me zë aq të lartë, aq shopesh dhe aq qartë sa duhet – të gjitha vendet mund të ndryshojnë rrjedhën e kësaj pandemie” tha Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus./KlanKosova

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: