Korab Sejdiu tregon se e kujt ishte ideja për taksë ndaj Serbisë, prezanton dokumente

Korab Sejdiu tregon se e kujt ishte ideja për taksë ndaj Serbisë, prezanton dokumente

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, i cili bën pjesë në Grupin Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Korab Sejdiu, ka treguar se ka qenë i pari që ka propozuar që Kosova të ndërmarrë sanksione ekonomike ndaj Serbisë.

Sejdiu, gjatë një paraqitjeje në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, ka treguar dokumentin e një propozimi për debat parlamentar, që ai dhe disa deputetë të tjerë ia kanë dorëzuar Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, më 9 nëntor 2018.

“Kërkesë për Debat Parlamentar lidhur me nevojën urgjente për vendosje të Sanksioneve Ekonomike (përfshirë Embargon) dhe Sanksioneve Politike kundër Serbisë, si masë reciprociteti”, titullohet kërkesa e dorëzuar nga Sejdiu dhe kolegët.

Kërkesa është nënshkruar nga Sejdiu, Vjosa Osmani-Sadriu, Albulena Haxhiu, Sami Kurteshi, Armend Zemaj, Besa Gaxherri, Mirjeta Kalludra, Visar Ymeri, Fatmira Kollçaku, Haxhi Avdyli, Arbërie Nagavci, Dardan Sejdiu, dhe Salih Salihu.

Në T7, Sejdiu po ashtu ka komentuar vendimin e marrë ditë më parë nga Qeveria e Kosovës, për të taksuar për 100 për qind mallrat nga Serbia dhe nga Bosnja e Hercegovina.

“Ka pasur nevojë t’i tregojmë Serbisë se jemi gjallë… por jo vetëm Serbisë”, është shprehur ai.

“Serbia po trajtohet si engjëll në Ballkan nga bashkësia ndërkombëtare”, ka thënë Sejdiu, teksa ka bërë thirrje që bota ta shohë Serbinë ashtu siç është në të vërtetë. /Express/

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/korasejdiu-tregon-se-e-kujt-ishte-ideja-per-takse-ndaj-serbise-prezanton-dokumente-599763/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0