Kontrolli i tregtisë së mallrave strategjike i domosdoshëm për sigurinë e Kosovës

Kontrolli i tregtisë së mallrave strategjike i domosdoshëm për sigurinë e Kosovës

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) organizoi Konferencën për Industrinë e Kontrollit të Mallrave Strategjike, në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit të ShBA-së për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurinë e Kufijve të Programit – EXBS.

Zëvendësministri i MTI-së, Fadil Arifi ka thënë se qëllimi i kësaj konference është pajisja e sektorit privat me informacione sa i përket Kontrollit të Mallrave Strategjike.

“Ne vlerësojmë mundin, gatishmërinë për të arritur objektivat e parapara për të cilat EXBS-ja ka dhënë një kontribut të çmuar. Mallrat dhe teknologjia e ndjeshme të mbahet larg duarve të terroristëve, për mbrojtjen e interesave të Kosovës dhe për të nxitur investimet në këtë fushë. Qëllimi i konferencës është pajisja e sektorit privat me informacionin e nevojshëm për Kontrollin e Mallrave Strategjike”, ka thënë Arifi.

“Rritja e ndërgjegjësimit mund të parandalojë shkelje të paqëllimshme, mund të inkurajojë industrinë të zbulojë shkeljet. MTI do të jetë mbështetës që këto procese mos të kenë pengesa dhe të arrijnë qëllimin e caktuar”, pohoi ai.

Këshilltari Rajonal i EXBS-së, George Clarke, ka thënë se Kontrolli i Mallrave Strategjike ka të bëjë me ndalimin e gjitha materialeve të ndaluara që cenojnë sigurinë kombëtare të Kosovës.

“Programi jonë EXBS jep kontribut të madh në drejtimin si t’i mbrojë qytetarët. Kjo konferencë do të ishte një shembull i bashkëpunimit mes ambasadës sonë dhe institucioneve të Kosovës. Kontrolli i Mallrave Strategjike ka të bëjë me ndalimin e gjitha materialeve të ndaluara që cenojnë sigurinë kombëtare dhe me ndarjen e shkëmbimit të informatave me agjentët që janë të përfshirë në këtë proces”, ka thënë ai.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0