Kontestohet edhe ushtruesi i ri i detyrës së drejtorit të Agjencisë së Punësimit

Kontestohet edhe ushtruesi i ri i detyrës së drejtorit të Agjencisë së Punësimit

Një javë pasi Qeveria e shfuqizoi vendimin për emërimin e drejtorit të Agjencisë së Punësimit (APRK), Drin Haraçia, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skënder Reçica, e ka emëruar një ushtrues detyre në këtë pozitë, shkruan sot Koha Ditore.

Në vendimin që e ka marrë të hënën, dhe që e posedon gazeta, thuhet se ushtrues detyre i këtij institucioni emërohet Muhamet Klinaku. Aktualisht ai mban edhe postin e drejtorit të Departamentit për Treg të Punës në Agjencinë e Punësimit.

“Muhamet Klinaku do të jetë i caktuar si ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës konform legjislacionit të aplikueshëm për shërbimin civil në Kosovë”, thuhet në vendim.

Ky emërim po kritikohet nga kandidati për drejtor i Agjencisë për Punësim, Dëfrim Rifaj, i cili e kishte bërë ankesë edhe në zgjedhjen e drejtorit të kaluar, Drin Haraçia.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0