Konjufca paralajmëron protesta masive

Konjufca paralajmëron protesta masive

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur për dështimin e miratimit të një rezolute të propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, që do t’ia ndalonte presidentit të vendit, Hashim Thaçi, të fliste për kufijtë e vendit në dialogun me Serbinë.

Konjufca ka thënë në televizionin T7 se nëse Hashim Thaçi nuk heq dorë nga ideja për shkëmbimin e territoreve, atëherë do të ketë protesta masive në vend.

“Duhet të ketë protesta masive në Kosovë. Kjo do të ndodh nëse Hashim Thaçi nuk ndalet dhe nuk heq dorë nga ideja e tij për shkëmbimi të territoreve. Nëse vetëm një draft apo diçka e tillë del se Thaçi dhe Vuçiqi janë marr vesh për ndonjë lëvizje të kufijve, atëherë do të protestohet. Këto protesta do të jenë masive”.

Ai ka thënë se do të përcjellën veprimet e Thaçit deri më 11 nëntor, dhe do të shihet se çfarë po ndodh deri atëherë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0