Konjufca: Kryeministri e ka keqkuptuar rolin e tij

Konjufca: Kryeministri e ka keqkuptuar rolin e tij

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, tha se kryeministri e ka keqkuptuar rolin e tij.

Sipas tij,  kryeministri po ikë përgjegjësisë për të qenë prezent në seancat e Kuvendit.

“Unë mendoj që seanca është problemi dhe jo kjo pika e MSA-së në vecanti, pse, sepse kjo seancë më së pari është thirrur në menyrë të parregullt. Kjo seancë është thirr në mënyrë elektronike. Unë nuk po e di kur emaili e ka zëvendësu kryesinë e Kuvendit. Ky është suspendim i institucioneve të cilat i kemi krijuar vet. Sa i përketë agjendës së ngarkuar të Kuvendit përgjegjësin kryesore duhet ta mbajë mazhoranca e mbi të gjitha kryeministri dhe qeveria për shkak që kryeministrit më e rëndësishme i duket me shku me e pa një rrugë si po ndërtohet sesa me ardh në Kuvend me dhanë përgjegjësi. Si duket ai e ka keqkuptuar përgjegjësinë”, tha Konjufca.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0